Rozana Radi sqaron të vërtetën pas zërave se është ndarë nga partneri

Rozana Radi prej më shumë se 10 vitesh ndodhet në një romancë me një person jo publik. Për këtë arsye ajo ka vendosur mos ta ekspozojë partnerin e saj në publik, ndonëse shpesh ka folur për raportin e tyre në intervista. 

Si shumë personazhe publike, as ajo nuk u ka shpëtuar lajmeve të pavërteta mbi jetën e saj romantike. Thënë kjo, disa javë më parë u raportua se Rozana dhe partneri i saj po kalojnë krizë dhe më pas se janë ndarë. 

Së fundmi, artistja e njohur ka sqaruar njëherë e mirë këto zëra, duke u shprehur se është shumë e lumtur me partnerin e saj dhe gjithçka shkon më së miri mes tyre. Gjithashtu, Rozana tregoi edhe një ves të saj në lidhje: i kontrollon telefonin partnerit. 

“Gjithmonë, gjithmonë ia kontrolloj telefonin, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem. Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t’ia kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë e di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithsesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh)”-tha ajo mes batutave.