Bebe Rexha lë anash komplekset, publikon fotografi nga dukja me dhe pa makijazh

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.

Kënga ka arritur të marrë nominime në eventet e rëndësishme të ndarjes së çmimeve këtë vit si: ‘Grammy Awards’, ‘Brit Awards’ dhe ‘iHeart Radio Music Awards’.

E teksa pret që të marrë pjesë në këto ceremoni të rëndësishme çmimesh, Bebe Rexha po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk heziton që të ndajë me ndjekësit edhe imazhe të dukjes së saj natyrale, apo kur është me flokët e çrregullta.

Një gjë të tillë, interpretuesja e hitit “I’m a mess” e bëri në videon e fundit të publikuar në InstaStory, ku gjatë ushtrimeve të kardios në palestër, mund të shihej duke xhiruar veten pa makijazh dhe me flokët rrëmujë.

Ndërkohë, nuk vonoi shumnë dhe ajo ndau me ndjekësit disa imazhe të tjera, ku dukej mjaft atraktive e veshur me xhinse dhe një setër të zezë, teksa ishte rregulluar mjaft bukur për natën e saj të kaluar jashtë.

Rexha përndryshe njihet për çiltërsinë e saj dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria, pa ndonjë kompleks se si mund të duket.