Neptun Gjata. Këngëtari i dashurisë

Jeton prej vitesh në Triesten e bukur,por nuk ēshtë e thënë që e ka harruar këngën qytetare vlonjate.Si pjesë e këtij grupi ai emigroj në vitet 90 drejt Italisë së bukur,por me zemër dhe me shpirt ngeli ai vlonjati.

Neptuni është në realizimin e Coverit të tij “Un anno d’amore” nga këngëtarja e famshme Mina.
Ai pas disa eventeve në Shqipëri,si “Kënga Shqiptare 1 dhe 2 “ në autorsinë e Kompozitorit dhe Kantautorit të madhit Gjergj Leka dhe në Ekranin e News 24 u paraqit mjaft mbreslënës për publikun.

Në Koncertin e Vitit të Ri 2022 mori pjesë në Urimin e Bardhë. Koncert i organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.Këngëtari i dashurisë paraqitet gjithmonë me baladat e bukura,të kompozimeve nga autorë të ndryshëm si Shqiptar por edhe Italian.Këtë vit Neptuni merr pjesë në “Rumore Festival “në një audicion në Sanremo.
Aty ai paraqitet me një këngë italiane tē kēnduar me mjaft potencë vokale.

Vitin që lam pas atë e gjeti në një tjetër event muzikor në qytetin e Durrësit ku la një mbresë të madhe për publikun e gjerë si atë vendas por edhe atë të huaj.Nga Triestja e bukur ai na vjen me këtë Cover që së shpejti do jetë për publikun e gjerë dhe më tej.

I përditshëm në stilin e tij modern të ndërthurur me klasiken në veshje,na shpreh gjithmonë ngjyra kombinime dhe harmoni nē ,stilin e tij prej një artisti të kompletuar.

Ai shpreh mirënjohje për të gjithë ata kompozitor autor,koleg të tij ku ai ka kênduar këngët e tyre për të kanë qenë , dhe janë si frymë,në artin e tij , miqësinë e tij dhe në notat e tij të dashurisë.

Nga Alfred Meminaj.