“UNIKE… ME TABAN” Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri.

Larg streseve, zhurmave të përditshme larg lajmeve por krah artit,
që vetëm ajo di si të mendojë tē konceptojë të promovojë dhe ti bëj të gjithë bashkë.
Të enjten mbrëma u shkund Tirana, jo se nuk e tund gjithmonë ashtu si ka tundur skenat e festivaleve ,
por kësaj radhe erdhi me mesazhin e dy albumeve në 20 këngë të zhanreve të ndryshme në stilin e saj prej një vlonjateje Unike.

Gjithēsecili nga ne do pyes veten përse është ajo unike ?dhe domethënia e albumit të saj me këtë titull !?
Në albumin dhe këngët e saj gjen tekste me mesazhe shprese,
dashurie kembëngulje paqe për të qenë të gjithë bashkë dhe për të jetuar bukur,
që vetëm ajo di ta tregojë me fjalë dhe muzikë.

Unike sepse nuk rresht të kënduari live,
Unike në çdo trend muzikor,
Unike ne stilin e saj.
Do thoni ju, po ne s’jemi unik?! Është çdo kush unik në jetën e tij ose të saj ,
por Aurela nuk pranon konpromise,dhe jep mesazhin e të qënit vetvetja.
Unike por me taban labërie.

Ajo është një mami që ka kohë për të gjitha, që moshën e ka shëndruar në të pesëmbëdhjetat e saj nē vjeç,
për vullnetin këmbënguljen dhe stilin e saj në çdo kohë e në çdo vit të jetës së saj ,
Kjo është labja Aurelë.

Nga Alfred Meminaj.